Zjarr në lagjen ’30 Vjetori’ në Berat, digjet një zonë me shkurre e ferra, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarr në lagjen ’30 Vjetori’ në Berat, digjet një zonë me shkurre e ferra, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në lagjen “30 Vjetori” në Berat pranë Drejtorisë së Bujqesisë. Mësohet se zjarri ka rënë në një zonë me shkurre e ferra. Menjëherë në vendngjarja ndërhynë grupet e sherbimit dhe 2 mjete zjarrefikëse. Zjarri u fik në kohë duke mos shkaktuar dëmë në njerëz dhe as materiale. Burimet zjarrëfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri mendohet të ketë qënë i qëllimshëm, ndërkohë që janë lajmëruar edhe shërbimet e policisë.
Burimi: Syri.net