Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarr në kodrat e Peqinit, nuk e shuan as ndërhyrja e 2 helikopterëve
Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Karinës në Peqin, flakë të cilat janë përhapur edhe në Sinaballaj në territorin e Rrogozhinës. Situata mbetet kritike, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë. Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale dhe ato mjedisore janë të konsiderueshme. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte të vështira për të lokalizuar dhe shuar vatrat aktive. Në ndihmë...