Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarr në katin e shtatë të një pallati në Fier, shkak soba e gatimit
👁10602
Një zjarr ka rënë në një banesë në katin e shtatë të një pallati në Fier. Banorët e pallatit kanë qenë të parët që kanë vënë re flakët dhe kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësen. Dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në kohë. Si pasojë e flakëve, janë djegur disa orendi shtëpiake, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një sobë gatimi që ka mbetur ndezur. Top Channel