Zjarr në Karbunarë të Vogël, flakët shkrumbojnë plotësisht një bar-kafe

Zjarr në Karbunarë të Vogël, flakët shkrumbojnë plotësisht një bar-kafe

Një zjarr ka përfshirë një lokal në Karbunarë të Vogël, i cili është shkrumbuar totalisht. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Karbunarë të Vogël, ku një bar-kafe është përfshirë nga flakët dhe është djegur totalisht. ​Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë gjatë natës dhe për shkak të përhapjes së shpejtë, ambienti ka pësuar dëme të mëdha materiale, duke u shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht,nuk raportohet për persona të lënduar. ​Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa pritet që hetimet dhe verifikimet e mëtejshme të përcaktojnë me saktësi rrethanat e plota të ngjarjes dhe vlerën e dëmeve.