Paloka: Ramën tani nuk e duan as të vetët, do të jenë ‘besnikët’ e tij që do t’i vënë shkelmin

Paloka: Ramën tani nuk e duan as të vetët, do të jenë ‘besnikët’ e tij që do t’i vënë shkelmin

Deputeti demokrat Edi Paloka analizoi përplasjet brenda PS-së. Për Palokën jo vetëm socialistët nuk e duan më por tashmë ka rënë dhe mbështetja ndërkombëtare që ai ka pasur. “Është e vërtetë që në PS, në grup ka 10 – 15 deputetë që Rama nuk i mban me zinxhirët e florinjtë të korrupsionit me të cilët i ka lidhur deputetët e vet. Ata që kanë bërë biznese të pista i ka pasuruar por ndërkohë i ka në dorë për ti çuar pas hekurave kur do ai. Ajo që e tremb më shumë Ramën sot, edhe me këtë lëvizjen brenda partisë së tij është se Alex Soros duket se ia ka prerë fletën Ramës. Edhe grupi që e ka mbështetur ndërkombëtarisht duket se nuk e duan më...