“Ka deputetë që po mendojnë largimin”, Koçeku paralajmëron të tjera shkëputje nga PS

“Ka deputetë që po mendojnë largimin”, Koçeku paralajmëron të tjera shkëputje nga PS

Deputetja Marjana Koçeku ka deklaruar se brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka pakënaqësi ndaj situatës aktuale dhe se disa anëtarë të mazhorancës po shqyrtojnë mundësinë e largimit nga partia. E pyetur nëse kryeministri Edi Rama vijon të ketë kontrollin mbi deputetët socialistë, Koçeku pranoi se brenda grupit ka zëra kundër, por theksoi se pakënaqësia e shprehur privatisht nuk përbën një qëndrim politik nëse nuk shoqërohet me veprime konkrete. “Ka deputetë që mendojnë largimin dhe kanë pakënaqësi brenda vetes, por nëse kjo nuk përkthehet në një veprim të mirëfilltë politik, nuk ka vlerë”, u shpreh ajo. Deklarata vjen në një moment kur përplasjet brenda Partisë Socialiste janë bërë gjithnjë e më të dukshme në publik, veçanërisht pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar. Koçeku...