Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr në ish parkun e automjeteve në Lushnje, tre autobusë janë shkrumbuar tërësisht ndërsa një është djegur pjesërisht
👁7070
Një zjarr i rënë rreth orës 3.45 minuta në ish parkun e mjeteve në Lushnje ka djegur 4 autobusë të parkuar. Tre prej tyre janë shkrumbuar tërësisht ndërsa një është djegur pjesërisht dhe është shpëtuar nga ndërhyrja e zjarrfikësve. Në ndihmë të situatës kanë mbërritur dhe zjarrfikës të Divjakës dhe Fierit. Me urgjencë janë njoftuar drejtuesit e tjerë të autobusëve që kanë hequr mjetet për të mos u përfshirë nga zjarri. Policia në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit me dëme të mëdha ekonomike. Pritet ekspertiza e zjarrfikësve dhe grupit hetimor për të zbardhur...