Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Sipas asaj që raporton gazetarja Anila Sefa, flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Por, sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer kodrinor. Gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë vendin janë raportuar 18 vatra zjarri. Deri tani janë shuar 14,...
Burimi: Opinion.al