Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarr në fshatin Çukë, ndërhyrje me helikopter
Këtë të enjte një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Çukë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thyer, duke rrezikuar zonat përreth. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve. Në ndihmë të tyre është angazhuar edhe një helikopter, i cili po kryen ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll situatën. Autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk raportohet për banesa të rrezikuara deri në këto momente.