Zjarr në Dukat të Vlorës, flakët përhapen për shkak të erës së fortë

Zjarr në Dukat të Vlorës, flakët përhapen për shkak të erës së fortë

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e sotme në fshatin Dukat të Vlorës, në zonën e njohur si “Shtatat”. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Sipas të dhënave paraprake nga terreni, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende detaje për dëmet e shkaktuara apo rrezikun për banesat përreth. Forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe po vijojnë punën për shuarjen e flakëve, ndërsa situata mbetet ende në zhvillim.
Burimi: Sot.com.al