Zjarr në banesë në Berat, dëme të mëdha materiale pa të lënduar

Zjarr në banesë në Berat, dëme të mëdha materiale pa të lënduar

Një zjarr ka rënë në një banesë dykatëshe në lagjen ‘Uznovë’ të qytetit të Beratit. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë nuk ndodhej asnjë familjar. Flakët janë vënë re nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit me tre mjete zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur lokalizimi dhe fikja e shpejtë e flakëve. Zjarri, i cili ka nisur në katin e parë të banesës dhe më pas është përhapur me shpejtësi, dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik. Si pasojë e zjarrit të rënë...
Burimi: Javanews.al