Zjarr mbi fshatrat e Pogradecit, vështirësi për të neutralizuar flakët

Zjarr mbi fshatrat e Pogradecit, vështirësi për të neutralizuar flakët

Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit. Aktualisht vatra është aktive ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pogradecit. Duke qenë se tereni është malor, ka vështirësi në ndërhyrje për të neutralizuar flakët të cilat po mbështeten edhe nga era. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv