Zjarr masiv pranë shtyllave elektrike në Fier, ndërpritet energjia

Zjarr masiv pranë shtyllave elektrike në Fier, ndërpritet energjia

Një zjarr masiv ka rënë mesditën e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Ura e Daullasit” në Fier. Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri është vendosur nga banorët e zonës për të djegur hamulloret (arë e korrur), por flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Zjarri ka shkaktuar panik në zonë, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat favorizohen nga era dhe ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike. Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë.
Burimi: Gijotina.com