Zjarr masiv në Poshnje të Dimalit, rrezikohen banesat

Zjarr masiv në Poshnje të Dimalit, rrezikohen banesat

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Poshnje, në bashkinë Dimal. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, duke rrezikuar shumë banesa që ndodheshin pranë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Dimalit dhe Beratit, si dhe forcat e ushtrisë nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje. Zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë me shpejtësi flakët dhe kanë shmangur përhapjen e tyre drejt shtëpive. Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe helikopterët e ushtrisë, të cilët kanë hedhur ujë nga ajri. Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa zjarrfikësit po monitorojnë disa...
Burimi: Syri.net