Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarr masiv në një ullishte në Elbasan, era ndryshon drejtimin e flakëve! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë këtë të martë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj në fshatin Balëz, në Elbasan. Flakët nisën rreth orës 11:55 paradite dhe vazhdojnë prej mbi katër orësh. Zjarri vijon në pjesën veriore pranë fshatit Balëz. Era ka ndryshuar drejtim duke vështirësuar punën e zjarrfikësve. Për fikjen e zjarrit, janë angazhuar edhe zjarrfikëset e Librazhdit, Cërrikut, Belshit e Peqinit. Punonjësit e shërbimit zjarrfikës ndodhen në terren, por ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thepisur malor, temperaturave të larta dhe erës së fortë. Deri më tani nuk raportohet për rrezik për banesat, por...