Zjarr masiv në Galush të Peqinit/ Himçi: Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkon urgjentisht ndërhyrje

Zjarr masiv në Galush të Peqinit/ Himçi: Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkon urgjentisht ndërhyrje

Deputeti i PD-së, Bledi Himçi, ka denoncuar nga terreni situatën e rëndë të krijuar nga zjarri në fshatin Galush, në njësinë administrative Përparim të bashkisë Peqin. Sipas Himçit, flakët kanë përfshirë malin dhe po afrohen me shpejtësi drejt banesave, duke vënë në rrezik familjet dhe gjënë e gjallë. Himçi tha se banorët ndodhen në panik dhe se, sipas dëshmive të tyre, ndihma zjarrfikëse ka mbërritur vetëm gjatë mesditës. Ai i bëri thirrje pushtetit lokal, bashkive fqinje dhe qeverisë të ndërhyjnë urgjentisht me mjete zjarrfikëse dhe helikopterë, si dhe të jenë gati për evakuimin e familjeve nëse situata përkeqësohet. Himçi: Jemi në fshatin Galush të njësisë administrative Përparim të bashkisë Peqin. Ka rënë një zjarr masiv. I gjithë mali po... po digjet dhe po i afrohet...