Zjarr masiv në Barbullojë të Lezhës, rrezikohen banesat! Era e fortë përhap zjarrin (VIDEO)

Zjarr masiv në Barbullojë të Lezhës, rrezikohen banesat! Era e fortë përhap zjarrin (VIDEO)

FOTO NGA ZJARRI LEZHË- Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në zonën mes Manatisë dhe Barbullojës në Lezhë duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ferra. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë, ndërsa situata është bërë shqetësuese për banesat që ndodhen në afërsi të zonës së përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës me synim parandalimin e avancimit të flakëve drejt zonave të banuara. Ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira për shkak të erës e cila po favorizon përhapjen e zjarrit dhe rihapjen e vatrave të reja. Në zonën e përfshirë nga zjarri është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa situata vijon të monitorohet nga shërbimet në terren. Deri...