Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrje me helikopter për mbrojtjen e banesave
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke vënë në rrezik edhe banesat pranë vatrës së zjarrit. Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer, flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqet me bimësi. Për izolimin dhe shuarjen e zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri, me një helikopter. Në terren janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër, së bashku me efektivët përkatës, si dhe një bot uji i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike. Në operacion marrin pjesë gjithashtu strukturat e Emergjencave Civile, Shërbimi Pyjor dhe përfaqësues të njësive administrative Rrethina dhe Postribë. Falë ndërhyrjes së forcave në terren, deri tani janë mbrojtur 15 banesa, duke shmangur rrezikun për familjet që jetojnë në zonë....
Burimi:
javanews.al