Zjarr i përmasave të mëdha në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

Zjarr i përmasave të mëdha në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

PAMJE NGA NGJARJA FIER-Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në fshatin Peshtan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në një pronë private. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në pompën vaditëse, duke përfshirë me flakë dengje bari, një stallë dhe mjete bujqësore. Dëmet materiale paraprakisht vlerësohen rreth 10 milionë lekë të vjetra. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të lokalizojnë dhe të neutralizojnë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave...
Burimi: Zeri.ai