Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarr i madh përfshin pikën e grumbullimit të hekurave për skrap në Kavajë
👁4140
PAMJE NGA NGJARJA KAVAJË-Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e sotme në një pikë grumbullimi hekurash për skrap, e cila ndodhet në rrugën dytësore të Kavajës, pranë varrezave. Zjarri ka shpërthyer pas një incidenti, ku dyshohet se një person ka dashur të djegë barërat e këqija pranë banesës së tij por flakët janë përhapur shpejt, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha në pikën e grumbullimit të skrapi. Në vendngjarje janë dërguar disa ekipe zjarrfikësish, të cilët janë duke punuar intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të...