Zjarr i madh në Universitetin e Tuscias në Itali, laboratorët të mbushur me substanca kimike 

Zjarr i madh në Universitetin e Tuscias në Itali, laboratorët të mbushur me substanca kimike 

Të mërkurën në mëngjes një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Fakultetin e Agronomisë në Universitetin e Tuscia-s në Viterbo. Sipas hetimeve të para, flakët kanë nisur nga sistemi fotovoltaik që ndodhet në çatinë e ndërtesës C, ku po kryheshin punime për vendosjen e një shtrese hidroizoluese. Zjarri u përhap më pas edhe në laboratorin poshtë, një hapësirë prej 150 me 50 metra, ku për fat të mirë nuk ndodheshin persona në atë moment. Një punëtor që po punonte në çati u raportua i zhdukur, por më vonë u gjet i sigurt. Katër skuadra zjarrfikësish po punojnë intensivisht për fikjen e zjarrit....
Burimi: Javanews.al