Zjarr i madh në Turqinë veriperëndimore, evakuohen 7 vendbanime, disa të lënduar

Zjarr i madh në Turqinë veriperëndimore, evakuohen 7 vendbanime, disa të lënduar

Autoritetet turke po përballen me një situatë të vështirë për shkak të zjarreve që kanë përfishrë një zonë pyjore në rajonin Sarkoy të provincës Tekirdag (Turqia veriperëndimore). Autoritetet lokale kanë evakuuar tashmë shtatë vendbanime në zonën ku janë përhapur flakët, ndërsa katër persona janë dërguar në spital me probleme të frymëmarrjes. Përveç forcave zjarrfikëse, 21 mjete ajrore kanë ndërhyrë për të vënë zjarrin nën konrtoll. Edhe pse shkaku i zjarrit nuk dihet ende, po hetohet nëse është shkaktuar nga ndonjë zog që ka rënë mbi linjat e energjisë elektrike. Që nga fundi i qershorit, në Turqi kanë shpërthyer mesatarisht 77 zjarre në ditë./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv