Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr i madh në një masiv me pisha në Elbasan, rrezikohen banesa dhe një resort turistik
Mesditën e sotme, një tjetër vatër zjarri mjaft aktive ka shpërthyer në territorin në periferi të qytetit të Elbasanit .Vatra e dytë e zjarrit në këtë bashki sipas burimeve zyrtare është aktive në zonën e njohur si “Rruga e Teqes Mengel” në Elbasan. Zjarri ka përfshirë një masiv me pisha dhe shkurre dhe flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime duke krijuar një situatë serioze për sigurinë e banorëve dhe pronave përreth. Zona e prekur ndodhet shumë pranë një resorti të njohur në periferi të qytetit si dhe dhjetëra banesave të Mengëlit , çka e bën situatën edhe më...