Zjarr i madh në Meselimit të Shkodrës, flakët rrezikojnë edhe banesa

Zjarr i madh në Meselimit të Shkodrës, flakët rrezikojnë edhe banesa

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Meselimit në Shkodër, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët dhe duke ngritur alarmin për përhapjen e mëtejshme të flakëve. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një sipërfaqe të gjerë të përfshirë nga zjarri, ndërsa re të dendura tymi janë ngritur mbi zonë dhe janë të dukshme edhe nga distanca. Flakët vijojnë të përhapen në terren, ndërsa për momentin nuk ka të dhëna të qarta nëse zjarri rrezikon banesa apo objekte të tjera pranë zonës së prekur. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të vlerësuar situatën në terren dhe për të vënë nën kontroll vatrën. Zjarret vijojnë të jenë një problem i përsëritur në qarkun e Shkodrës...