Zjarr i madh në Mallakastër shkrumbon sipërfaqe e madhe me bimësi
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme zonën malore të fshatit Çërrilë, në Mallakastër, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi. Terreni i thyer dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen e shpejtë të forcave zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa zonat e prekura vijojnë të monitorohen. Megjithatë, era e fortë mbetet një rrezik serioz për riaktivizimin e vatrave të zjarrit dhe përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera. Forcat zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.
Burimi:
syri.net