OKB alarmohet pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza: 6 të vrarë dhe 27 të plagosur
OKB-ja shprehu të enjten shqetësim të thellë lidhur me një sulm ajror izraelit ndaj Spitalit Nasser në Rripin e Gazës, i cili shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, plagosjen e 27 të tjerëve dhe dëme të konsiderueshme në objektin mjekësor. “Koordinatori i Posaçëm në detyrë është thellësisht i alarmuar nga sulmi ajror izraelit ndaj Spitalit Nasser në Gaza mbrëmjen e kaluar, i cili shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, plagosjen e 27 të tjerëve dhe dëme të konsiderueshme në objekt”, tha zëdhënësi i zëvendësit, Farhan Haq. Koordinatori i Posaçëm në detyrë i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Ramiz Alakbarov, tha se dhuna e vazhdueshme dhe shtimi i fundit i operacioneve ushtarake përkeqësojnë vuajtjet e mëdha njerëzore në Gaza dhe rrezikojnë armëpushimin gjithnjë...
Burimi:
syri.net