Shqipëria me çmimin më të lartë/ Si qëndron kostoja e naftës në Kosovë krahasuar me vendet e rajonit?

Shqipëria me çmimin më të lartë/ Si qëndron kostoja e naftës në Kosovë krahasuar me vendet e rajonit?

Në Kosovë sot është tregtuar një litër naftë rreth 1.79 euro, derisa këto ditë ka një rënie të ndjeshme në bursat ndërkombëtare. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në krahasimin me Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, me rreth 2,32 euro për litër, transmeton KosovaPress. Sipas të dhënave të publikuara për 12 nëntor, dallimi ndërmjet çmimit më të lartë dhe atij më të ulët në këto 5 shtete arrin në 78 centë për litër. Në Shqipëri, Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimin maksimal të naftës në 210 lekë për litër, që, sipas kursit të këmbimit, është rreth 2,32 euro. Kjo paraqet një rritje prej 5 lekësh krahasuar me çmimin paraprak prej 205 lekësh. Pas Shqipërisë...