Zjarr i madh në Lushnjë, digjen disa toka dhe një parcelë me ullinj! Flakët favorizohen nga era e fortë

Zjarr i madh në Lushnjë, digjen disa toka dhe një parcelë me ullinj! Flakët favorizohen nga era e fortë

Flakët kanë djegur edhe një parcelë me ullinj, me sipërfaqe rreth 4 dynymë.Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse nga Lushnja, ndërsa banorët e zonës janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, duke ndihmuar me pompa uji për të mbushur zjarrfikëset dhe për të hedhur ujë mbi flakët. Zjarri ka përparuar në drejtim të banesave të fshatit Krutje e Poshtme, që ndodhen shumë pranë vatrës, por aktualisht po bëhet gjithçka për të parandaluar përhapjen e tij.
Burimi: Javanews.al