Zjarr i madh në Gjirokastër, shkrumbohet magazina

Zjarr i madh në Gjirokastër, shkrumbohet magazina

Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në Gjirokastër, duke u shkrumbuar plotësisht dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pamjet e mbërritura në redaksinë e Argjiroja.net tregojnë përmasat e zjarrit, me flakët e mëdha që kanë përfshirë magazinën dhe kanë dalë jashtë kontrollit në momentet e para të ngjarjes. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit. Sipas dëshmitarëve, fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Dëmet materiale paraprakisht raportohen të konsiderueshme, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të incidentit.