Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme (9 shtator) zonën e Bagos në Kavajë, ndërsa janë disa vatra aktive në pika të ndryshme. Forcat zjarrfikëse të Kavajës kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Një situatë shqetësuese u krijua nga afrimi i zjarrit pranë dy banesave, por ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur frenimin e përhapjes së flakëve. Zjarri vijon të jetë aktiv, por deri më tani nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat. Ndërhyrja po vijon me vështirësi për shkak të sipërfaqes së madhe të përfshirë dhe terrenit të vështirë. Emergjencat Civile në zonë mësohet se kanë kërkuar ndërhyrjen e një helikopteri për shuarjen e flakëve nga ajri, pasi në disa prej zonave të prekura terreni nuk lejon afrimin e...