Zjarr edhe në Peqin/ Flakët përfshijnë sipërfaqen me ullinj e shkurre

Zjarr edhe në Peqin/ Flakët përfshijnë sipërfaqen me ullinj e shkurre

pamje nga ngjarja PEQIN-Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në zonën e Grykshit, në Peqin, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë ulliri. Në vendngjarje janë banorë të zonës dhe forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për fikjen e zjarrit. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po pengohen ndjeshëm nga era e fortë, thatësira e motit dhe vështirësitë në aksesimin e zonës malore.