Zjarr edhe në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Zjarr edhe në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

FOTO ILUSTRUESE MIRDITË-Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës, por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thepisur, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli me pisha. Ndërhyrja po vijon me mjete të kufizuara, për shkak të aksesit të vështirë në zonë./ZËRI