Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta
Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po përhapen edhe në sipërfaqe të tjera me bimësi të ulët mbi ish repartin ushtarak ndërkohë që pritet ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq e asaj të Korçës. Vatra e zjarrit janë shfaqur pasditen e sotme edhe në afërsi të fshatit Mborje por që për fatin e mirë janë izoluar shpejt nga shërbimi zjarrfikës. Një ditë më parë bashkia e Korçës ka kërkuar të bëhet kujdes në këto temperatura shume te larta.