Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zirkzee rikthehet objektiv për sulmin e Interit, ideohet huazimi me të drejtë blerjeje
👁13501
E ardhmja e repartit ofensiv të Interit mund të quhet Joshua Zirkzee. Pas një sezoni në të cilën alternativat ndaj Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram nuk arritën të bindnin plotësisht, me Arnautovic, Sanchez dhe së fundi Taremi (pa harruar edhe Correa), që nuk dhanë garanci as për vazhdimësi, as për efikasitet, klubi zikaltër po e analizon me kujdes profilin e sulmuesit holandez, sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”. Ideja e drejtorit sportiv Piero Ausilio është t’i propozojë Manchester United, aktualisht në pronësi të kartonit të Zirkzee, huazim me të drejtë blerjeje. Kjo formulë do t’i lejonte Interit ta vlerësonte...