Zija Vukaj: Shkrimtarët e humorit qajnë më shumë se të tjerët
Zija Vukaj Nga Zija Vukaj Për Paulin SeliminShkrimtarët e humorit, ata që na bëjnë të qeshim, janë ndoshta artistët që qajnë së brendshmi më shumë se të tjerët. Njëherë e kam thënë (dhe s’kam cituar askënd, pasi i kam inat citimet) se letërsia në kuptimin e përgjithshëm është ndërtim, konstruksion, bërje, kurse humorizmi në veçanti është zhbërje, shkatërrim, është destruksion. Nga zhbërja krijohet dhimbja, vaji, e qara. Më pas e ka radhën gëzimi. Këtë e kemi provuar kur kemi shembur shtëpinë e vjetër për të ndërtuar të renë; por e kemi provuar edhe kur nënat tona kanë zhbërë një triko të vjetër, për ta përdorur perin e saj që të endin një triko të re. Kemi qarë e qeshur me trupin pa mëngë të trikos,...
Burimi:
kultplus.com