Ziejnë tensionet Athinë-Ankara/ Turqia nis manovrat ushtarake, nxjerr “Ujkun e Detit” në Egje
Turqia ka nisur një nga stërvitjet e saj të mëdha ushtarake detare, “Denizkurdu-I/2026”, ose “Ujku i Detit”, në një moment kur marrëdhëniet me Greqinë po përballen me një tjetër periudhë tensionesh për çështjen e ishujve të Egjeut dhe pranisë ushtarake greke në to. Stërvitja nisi më 20 shtator dhe do të vazhdojë deri më 25 shtator, duke u zhvilluar njëkohësisht në Detin e Zi, Detin Marmara, Detin Egje dhe Mesdheun Lindor. Ministria turke e Mbrojtjes konfirmon se në të janë përfshirë forca nga Marina, Ushtria Tokësore, Forcat Ajrore dhe Roja Bregdetare. Sipas të dhënave për stërvitjen, në manovra janë angazhuar rreth 100 anije, 50 avionë dhe afërsisht 14 mijë trupa. Forcat turke do të zhvillojnë skenarë të gatishmërisë operacionale dhe ushtrime me armë reale. Megjithatë,...
Burimi:
ntv.al