Zidane nuk e përjashton rikthimin te Juventusi: Pse jo, nëse vazhdoj të jem trajner
Zinedine Zidane ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në stolin e Juventusit, skuadrës ku shkroi një pjesë të rëndësishme të historisë së tij si futbollist. I pyetur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Itali–Francë, në “San Siro”, e vlefshme për “UEFA Nations League”, trajneri francez nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë t’i drejtojë bardhezinjtë. “Të rikthehem një ditë te Juventusi? Pse jo, nëse vazhdoj të jem trajner. Nuk i dihet kurrë”, – u shpreh Zidane. Deklarata e tij ka ngjallur interes, duke pasur parasysh lidhjen e veçantë që francezi ka me klubin torinez. Zidane luajti me Juventusin nga viti 1996 deri në vitin 2001, duke fituar dy tituj kampionë të Italisë dhe arritur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve. Më pas,...
Burimi:
telesport.al