Lecce dhe Bologna e menduan, por Hysaj mbeti pa skuadër. Tani stërvitet me të rinjtë e Empolit

Lecce dhe Bologna e menduan, por Hysaj mbeti pa skuadër. Tani stërvitet me të rinjtë e Empolit

12 Nëntor 2026 9:18 Alfred Lleshi Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj (32 vjeç), është ende pa skuadër, pasi kontrata me Lazion përfundoi më 30 qershor. Ndërkohë, ai vazhdon të stërvitet individualisht dhe të jetë pjesë e kombëtares kuqezi. Gjatë muajve të fundit, Hysaj pati disa mundësi në Serie A. Fillimisht u interesua Lecce, në fund të verës, por kërkesat e tij financiare nuk përputheshin me kufizimet ekonomike të klubit puljez. Më pas u shfaq mundësia e transferimit te Bologna, pas dëmtimit të rëndë të Holm. Klubi emilian shqyrtoi tregun e lojtarëve të lirë, por zgjodhi fillimisht Matteo Darmian. Edhe Hysaj u konsiderua si alternativë për shkak të disa dyshimeve fizike, por kontrollet e mëtejshme mjekësore të Darmian i hapën rrugën këtij të fundit. Së...