Ardhja e Pochettino shkakton pakënaqësi te Manchester United, disa lojtarë preferojnë një trajner tjetër

Ardhja e Pochettino shkakton pakënaqësi te Manchester United, disa lojtarë preferojnë një trajner tjetër

Edhe pse emërimi i tij nuk është bërë ende zyrtar, ardhja e mundshme e Mauricio Pochettino te Manchester United (aktualisht trajner i kombëtares së Amerikës), po shkakton tashmë pakënaqësi mes “djajve të kuq”. Sipas raportimeve, disa lojtarë do të kishin preferuar një kandidat tjetër për të zëvendësuar Michael Carrick. Sipas ‘TeamTalk’, disa anëtarë të skuadrës së United nuk janë të kënaqur me mundësinë e ardhjes së argjentinasit. Ata do të kishin preferuar emërimin e Unai Emery, i cili po bën një punë të shkëlqyer në krye të Aston Villa. Një mendim ky që ndahet edhe nga shumë tifozë e komentatorë pranë klubit nga Manchesteri. Megjithatë, trajneri spanjoll raportohet se ka refuzuar të largohet nga skuadra e Birmingham për t’iu bashkuar rivalëve të tyre në mes...