Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zi në futbollin portugez/ Fitoi championsin me Porton, ndahet nga jeta ish-kapiteni
Futbolli botëror ka marrë sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur portugez, Jorge Costa, që deri më sot ishte drejtor teknik i klubit të Portos. Ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 53-vjeçare pasi pësoi sot një atak kardiak. Costa, i cili ka qenë kapiteni legjendar i Portos në vitet kur fitoi gjithçka në Portugali e Europë nën drejtimin e Jose Mourinho, ishte kthyer kohët e fundit në klubin e zemrës për të marrë postin e drejtorit teknik. Ai po jepte një intervistë në mëngjesin e sotëm kur është ndjerë keq dhe ka rënë pa ndjenja. Costa u asistua nga mjekët e klubit që ndërhynë edhe me defibrilator derisa mbërriti ambulanca për ta dërguar në spital....