Zhvillohet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama i pranishëm në Luksemburg

Zhvillohet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama i pranishëm në Luksemburg

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet ditën e sotme, 14 prill, në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Data u vendos nga Presidenca polake e BE-së me konsensus të ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të Unionit në Bruksel. Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë – për grup kapitullin 2 (Tregu i brendshëm) – duke përfshirë kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Liria e lëvizjes së punonjësve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli...
Burimi: Sot.com.al