Zhvillohet në Shkodër kampionati i gjimnastikës: Emocione, masivitet dhe rivalitet, ja fituesit e vitit 2025

Zhvillohet në Shkodër kampionati i gjimnastikës: Emocione, masivitet dhe rivalitet, ja fituesit e vitit 2025

Në qytetin e Shkodrës, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Gjimnastikës për grupmosha të ndryshme, për djem e vajza. Një event që u zhvillua në palestrën e shkollës Edith Durham, ku morën pjesë edhe drejtuesit e këtij sporti, presidenti i Federatës dhe sekretari i përgjithshëm. Federata Shqiptare e Gjimnastikës, organizatore e këtij eventi mjaft të këndshëm, përzgjodhi qytetin verior për shkak se Shkodra është këtë vit Qyteti Europian i Sportit. Ndaj aty do të zhvillohen edhe eventet e tjera të këtij sporti për këtë vit. Në këtë kampionat ishin të pranishëm rreth 100 fëmijë të grupmoshave të ndryshme, nga 7 deri...
Burimi: Telesport.al