Zhvendoset protesta: “Breshëri” gurësh tek Kryeministria, protestuesit thyejnë dritaret dhe derën e Kryesisë së Kuvendit
pamje nga kryesia e kuvendit dhe kryeministria TIRANË- Prej dy orësh, protesta është zhvendosur përpara Kryeministrisë, ku kanë nisur tensionet. Protestuesit kanë shkulur pllakat e trotuarit dhe godasin me gurë drejt policisë, ndërsa efektivët nga ana tjetër, përgjigjen me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Situata mbetet e tensionuar, teksa një grup protestuesish janë vendosur në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', tek selia e Kryesisë së Kuvendit. Protestuesit janë ngjitur në dritare, duke thyer xhamat dhe derën e Kryesisë së Kuvendit. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai