Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zhupa për qeverinë: Nga ‘zero tolerancë’ në 2017, në gënjeshtra dhe show në 2025!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një postim të saj në Facebook ka ngritur një pyetje të fortë për qeverinë aktuale, duke i bërë thirrje për një llogaridhënie të qartë dhe të sinqertë. "Po, meqë kishin zero tolerancë në 2017, nga dolën këto tani që të keni prapë zero tolerancë në 2025?!" shkruan Zhupa, duke theksuar një kontradiktë të dukshme mes premtimeve të mëparshme dhe realitetit të sotëm. Sipas saj, konsumimi i gënjeshtrave dhe aksionet e pastra për show janë bërë një praktikë e zakonshme e qeverisë, duke shmangur përballjen me problemet reale që po i prekin qytetarët shqiptarë.