Zhupa denoncon: Si po tjetërsohet vota në Sarandë

Zhupa denoncon: Si po tjetërsohet vota në Sarandë

Vijojnë incidentet në çdo qendër votimi nga veriu në jug. Ky është pretendimi i opozitës që prej mëngjesit të sotëm ka publikuar “patronazhistët” të cilët intimidojnë qytetarët për të mos votuar të lirë. Reagimi i Zhupës: “Patronazhistet në aksion! SKANDALI Me lista me numër id dhe të dhëna personale të marra në shkelje të ligjit, qëndrojnë pranë qëndrës së votimit 4664, përkatësisht SOS BAR në Sarandë, për të intimiduar dhe monituar zgjedhësit. Ta dinë patronazhistet se janë të monituara dhe do e marrin përgjigjen e merituar”, shkruan Zhupa teksa publikon foton më poshtë:
Burimi: Kohajone.com