Zhuliana Jorganxhi: Jeto dhe jetën time po e deshe

Zhuliana Jorganxhi: Jeto dhe jetën time po e deshe

Poezi nga Zhuliana Jorganxhi Jeto dhe jetën time po e deshe,Eja dhe merre, veç jeto.Ata që s’duan dashurinë,Nuk dinë seç është mirësia.Folenë e ngrenë në errësirë,Edhe mbi ty lëshojnë stuhira.Se jane mësuar të zvarriten,Të të helmojnë, pastaj të vdesin.Pa prekur trupin tënd të ngrohur,Nga afshi i puthjesh, ledhatimit. Dhe pena ime nis e shkruan,Kaq e lodhur nga mundimi.Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë,Dhe ndalet lumi i zemërimit. Të dua, të dua, të dua,Oh, këngë hyjnore e kësaj bote.Që pëshpëritet nga buzët e dashuruara,Që frymë ty të dhanë.Shumë të kërkova gjersa të gjeta.Dhe nëse vdes mos u trishto,Por ti jeto!...