ZHGENJEHET BELGJIKA, FRANCA E ZIDANE I MERR TRE PIKE NE FUND TE NDESHJES ME OLISE
Franca merr fitoren e dytë në këtë edicion të Nations League. Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane mposhti Belgjikën në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 1-0, një fitore që erdhi në çastet e fundit të sfidës. Franca e mori shpejt kontrollin e lojës dhe në minutën e 15 iu afrua shumë golit të avantazhit me Doue, por sulmuesi i Paris Saint Germain ishte i pafat pasi gjuajtja e tij u ndal nga tramversa. Më pas ishte Lepaul që bëri tentativën e tij por gjuajtja e tij u prit nga Lammens. Belgjika u përpoq të përgjigjej me De Bruyne që hodhi një top për De Ketelaere por ky i fundit nuk mundi ta shfrytëzojë. Gjithsesi Franca ishte superiore dhe që kërkonte më shumë golin...
Burimi:
ntv.al