A janë të trajnuar policët që po përdorin armët ndaj protestuesve?

A janë të trajnuar policët që po përdorin armët ndaj protestuesve?

A janë të trajnuar policët që po përdorin armët ndaj protestuesve? Një punjonjës policie me skafandër në kokë drejtoi armën ndaj një grupi të vogël protestuesish përpara Kryeministrisë, qëlloi dhe u largua me vrap, i shoqëruar nga dy kolegë. Pak metra më tutje, një protestues u shemb përtokë, duke bërtitur nga dhimbjet. Protestuesi i plagosur me një plumb gome në shpinë pasditen e së dielës ishte deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Kliti Hoti, i cili pasi mori ndihmën e parë nga disa vullnetarë, u transportua drejt spitalit. Por ngjarja e ndodhur përballë kamerave të gazetarëve rindezi debatin mbi mjetet joproporcionale që po përdor Policia e Shtetit për të shtypur protestat anti-qeveritare. Sipas legjislacionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, përdorimi i plumbave të gomës...