Como “spektakël” ndaj Juventusit. Fabregas “leksione” Spalletti-t (video)

Como “spektakël” ndaj Juventusit. Fabregas “leksione” Spalletti-t (video)

29 Nëntor 2026 22:36 Telesport Como e Cesc Fabregas ka fituar 3-0 ndaj Juventusit në sfidën e javës së 12-të në Serie A. Bardhezinjtë e drejtuar nga Luciano Spalletti e nisën shumë keq takimin, pasi mbetën me një lojtar më pak që në minutën e pestë. Pas një dyluftimi me Alex Valle, Kolo Muani godet në mënyrë të pakuptimtë me grusht këtë të fundit dhe ndëshkohet direkt me karton të kuq. Në minutën e 35-të dhe atë të 36-të, Como humbet dy lojtarë të rëndësishëm si Luis Milla dhe Alex Valle, të cilët lënë fushën e lojës të dëmtuar. Në fund të pjesës së parë ishte Nico Paz që zhbllokoi shifrat duke shënuar direkt nga goditja e dënimit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit....