Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua këtë të premte seanca gjyqësore ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të resortit ku dyshohet se u vra dhe u zhduk Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020. Bexhdili u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por dosja u rikthye për rigjykim nga Gjykata e Lartë. Sipas Klan News, mësohet në sallën e gjyqit prokurorët e çështjes patën përplasje me njëri-tjetrin. Prokurori Behar Dibra kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bexhdilin, ndërsa prokurorja Elida Kaçkini qëndroi në kërkesën për burgim të përjetshëm.
Burimi: Kohajone.com